Qeveria e Kosovës vendosi të heqë masat e reciprocitetit me Serbinë, ndërsa mësohet se AAK ka votuar kundër.
Ministrat Ramë Likaj, Meliza Haradinaj, Blerim Kuqi dhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri kanë votuar kundër heqjes së masave të reciprocitetit.
Pas këtij vendimi ka patur mjaft reagime të forta në politikën e Kosovës.
Presidenti Thaçi tha se e mirëpriste dhe tani presioni duhej të drejtohej ndaj Serbisë.
“E mirëpres vendimin e sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për heqjen e të gjitha barrierave, që Serbia deri më sot i ka përdorur si pretekst për bllokimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Tani presioni ndërkombëtar duhet të drejtohet nga Serbia me qëllim që pa humbur kohë të rifillojë dialogu, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve. HTH”, shkroi ai në Facebook.

