Lleshaj reagon për përdhunimin e vajzës në Shkodër: Rast i ulët, duhen masa ekstreme

schedule10:52 - 6 Qershor, 2020

schedule 10:52 - 6 Qershor, 2020

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e cilësoi një ngjarje të ulët dhe kriminale përdhunimin nga shefi i komisariatit të policisë së Fushë Arrëzit, ndërkohë që ajo kishte shkuar atje për të denoncuar abuzimin seksual nga punonjësit e Jetimores.

Lleshaj u kujdes të theksonte se kjo është një ngjarje e vitit 2015 dhe më tutje, ndërsa theksoi se duhen çuar në ekstrem masat ligjore ndaj kujdestarëve që abuzojnë.

“Është një ngjarje e vitit 2015 dhe më herët, ku një vajzë ka rënë pre e dhunës seksuale nga edukatorët e saj dhe më vonë ka rënë pre e një sjellje të ulët, pa dinjitet dhe kriminale të një punonjësi policie që do të duhet të mbrohet para ligjit.

la ardhur koha të rishikojmë në thelbq asjen tonë në drejtim të mbrojtjes së viktimave të dhunës seksuale. Penalitetet për kujdestarët ndoshta duhen çuar në ekstrem sepse po shohim që kujdestarët po bëjnë dëmin më të madh”, u shpreh Lleshaj.

Pas denoncimit nga vajza, SHÇBA ndaloi policin Izmir Duraku, ndërsa gjatë mbrëmjes së djeshme ai është përjashtuar edhe nga policia. /abcnews.al