Departamenti Amerikan i Shtetit do të publikojë sot listën e plotë të përgjigjeve për fituesit e lotarisë amerikane.
Përgjigjet që pritet të merreshin më 5 maj, u shtynë për në 6 qershor për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Megjithatë DASH, siguroi aplikantët që shtyrja për shkak të koronavirusit nuk do të ndikonte në përzgjedhjen e fituesve.
Pasditen e kësaj të shtune rreth orës 18:00, të gjithë qytetarët do mund të njihen me faktin nëse janë fitues apo jo të “Green Card” apo siç njihet ndryshe si lotaria amerikane.
Lotaria amerikane, e njohur ndryshe si “Green card” ka afro dy dekada e gjysmë që aplikohet edhe për shqiptarët, që pas mbërritjes së demokracisë.
Viti pas viti me mijëra shqiptare dhe familjet e tyre janë bërë fitues të kësaj lotarie dhe kanë nisur një jetë të re në SHBA.
Por vitet e fundit interesi për të aplikuar për Lotarinë Amerikane është rritur ndjeshëm./abcnews.al