Ambasada e Rusisë në Tiranë ka ulur flamurin në gjysëm shtizë, në shenjë zie pas tragjedise se shkaktuar nga zjarri nё njё qendёr tregtare në Kemerovo të Rusisë, qё ka shkaktuar tё paktёn 64 tё vdekur.
Data 28 Mars 2018 është shpallur ditë zie kombëtare në Rusi. Ambasada ruse në Tiranë ka hapur librin e ngushëllimeve sot edhe nesër. Gjatë paradites qytetarë të shumtë rusë kanë vendosur lule në murin e ambasadës si dhe kanë ndezur qirinj për të përkujtuar jetët e humbura.
Ngushëllime kanë shprehur edhe përfaqësitë e trupave diplomatikë të Turqisë, Serbisë, Japonisë dhe Vatikanit me seli në Tiranë./abcnews.al