Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur orët e para të së enjtes në Shkodër. Abc Neës mësoi se në Serreq të Shkodrës u plagos 27-vjeçari Vasel Koçeku.
Koçeku është plagosur rreth orës 03.30 të mëngjesit tek lagja “Vasil Shanto”, pas një konflikti për motive të dobëta. Për fat të mirë, plagosja rezultoi të ishte e lehtë dhe 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Tashmë policia ka bërë të ditur se është zbardhur ngjarja në Shkodër si dhe është identifikuar autori i dyshuar. Po ashtu rezulton se Vasel Koçeku është vënë në pranga pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Në lidhje me ngjarjen, në kërkim është R. Z. 30 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër i cili është autori i dyshuar. Është ndaluar gjithashtu edhe 32-vjeçari Eduard Doçaj, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, për “Moskallëzimi i krimit”.
Njoftimi:
Shkodër
Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 04.06.2020, ku mbeti i plagosur shtetasi V. K.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.
Vihet në pranga edhe 27-vjeçari që mbeti i plagosur, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Në pranga edhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.
Lexo edhe: Detaje nga ngjarja në Shkodër, i plagosuri eci 50 metra duke lënë gjurmë gjaku në rrugë
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, kanë vijuar punën intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit të datës 04.06.200, ku u plagos me armë zjarri shtetasi V. K., 27 vjeç.
Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale të bërë nga strukturat e Policisë u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit R. Z. 30 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Gjithashtu është bërë ndalimi i shtetasit V. K., 27 vjeç, banues në fshatin Boriç i Vogël, Malësi e Madhe, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit, i cili ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, pasi kishte dalë me leje të posaçme për efekt të COVID-19.
Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit E. D., 32 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se kjo ngjarje ka ndodhur për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/