Mesfushori i Milanit, Giacomo Bonaventura, do të jetë pa kontratë në fund të sezonit dhe tre klube të Serie A, janë vënë pas firmës së tij. Deri sot, edhe Roma ishte në garë për Bonaventuran, por janë tërhequr, duke lënë Atalantan, Fiorentinën dhe Torinon në garë.
Bonaventura, i cili bën 31 vjeç në gusht, duket gati për një aventurë të re, pasi te kuqezinjtë, cikli është mbyllur. Mediat italiane raportojnë se Torino është skuadra favorite për firmën e tij.
Pas gjashtë viteve te Milani, Bonaventura duhet të zgjedhë një prej tre skuadrave të interesuara, për të vazhduar karrierën e tij. Këtë sezon, mesfushori italian ka luajtur 19 ndeshje në Kupën e Italisë dhe në Serie A, duke shënuar tre gola./abcnews.al
Roma are reportedly pulling out of the race for Giacomo Bonaventura, leaving Torino, Fiorentina and Atalanta https://t.co/zz5yDYTgOt #ASRoma #ACMilan #Torino #Fiorentina #Atalanta #SerieA pic.twitter.com/rWmZcaj3xI
— footballitalia (@footballitalia) June 4, 2020