Drejtuesit e automjeteve që përshkojnë rrugën dytësore përgjatë autostradës Tiranë-Durrës në km e 7, përballen me shkatërrimin e këtij segmenti rrugor.
Dëmtimi i kësaj rruge është shkaktuar nga betonieret dhe mjetet e tonazhit të rëndë të kompanisë së prodhimit e përpunimit të betonit, “Euro Beton 2005” që gjendet mes autostradës dhe rrugës dytësore.
Kjo kompani shkakton ndotje të madhe, ku gjatë 24 orëve krijohen re të mëdha tymi shumë pranë shtëpive apo bizneseve të tjera që gjenden aty pranë. Banorët e zonës jashtë kameras shprehen se janë ankuar disa here për ndotjen si nga pluhuri, po ashtu dhe nga zhurmat e betoniereve dhe makinerive të “Euro Beton 2005” , por institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë asnjë masë.
Gropat e mëdha të shkaktuara nga betonieret e kësaj kompanie të prodhimit të betonit, detyrojnë automjetet të devijojnë nëpër rrugë, ç’ka përbën rrezik edhe për aksidente.
Ky dëmtim i rrugës nga kompania “Euro Beton 2005” duket se su bën përshtypje as patrullave të policisë teksa kalojnë aty pranë./abcnews.al