Në prag të nisjes së sezonit, në vijën bregdetare Radhimë-Orikum ka nisur aksioni për pastrimin e inerteve të objekteve që u prishën.
“Ishte një aksion që ndaloi për shkak të pandemisë. U desh të ndalonim shumë gjëra në këto muaj. Kanë filluar këtë aksion për të pastruar inertet e ndërtimeve pa leje që u prishën gjatë dimrit. Kjo është për të pasur një standard të rritur të plazheve dhe për të rregulluar të gjithë hapsirat e plazheve për të pasur një Standad të rritur të plazheve. Në mënyrë që të menazhohen në mënyrën më korrekte për të pasur shërbime sa më cilësore për të gjithë ata që duan të vizitojnë qytetin,” është shprehur Dritan Leli.
Kryebashkiaku Leli u ndal edhe tek pademia. Duke e cilësuar Vlorën një qytet të pastër, ai sërish bëri apel për kujdesje.
“Të mbajmë distancën në kadra. Në vlorë ekzistojnë grupe dhe inspektorë dhe grupe inetersi për konsumatorë, të cilat janë vendosur në të gjitha njësitë e shpërbimit dhe kontrollojnë sjellet për tu mbrojtur nga covid 19,” ka thënë ndër të tjera ai
Kryetari i bashkisë së Vlorës i kërkoi bizneseve që të aplikojnë online, tek e-albania për të marrë licences për të operuar përgjatë bregdetit. /abcnews.al