“Reforma”, Murrizi-ambasadorëve: Mos u lodhni nga 10 orë me palët, sillni një ligj nga vendet tuaja

schedule13:01 - 4 Qershor, 2020

schedule 13:01 - 4 Qershor, 2020

Në seancën e sotme plenare, deputeti Myslim Murrizi ka folur ndër të tjera edhe për diskutimet intensive që po bëhen këto ditë për Reformën Zgjedhore.

Murrizi u shpreh se ambasadorët e huaj nuk duhet të gëzohen se, ata që ai quan gjenetikisht komunistë, janë bërë bashkë për të gjetur një zgjidhje për reformën.

Sipas tij, mjafon që ata të sjellin një ligj nga vendet e tyre demokratike dhe të votohet më pas në Parlament.

Po ashtu, Murrzi shton se edhe ” arnimet që duan të bëjnë janë thjesht propagandë për të ruajtur monopolin e të ardhurit dhe të ulurit në karriget e sallës së Kuvendit.

Murrizi u shpreh:

“Shoh këto ditët e fundit se një ministër ish-komunist, i viteve ’88-’99, një gjenetikisht komunist dhe tjetri me babën këtu deputet, kërkojnë t’u japin shqiptarëve një reformë perëndimore zgjedhore demokratike. A janë të besueshëm? Zero për të gjithë ata që nuk e besojnë filozofinë vrastare të regjimit të ’45-’90. Sorollaten sa nga njëra rezidencë në tjetër..Ndërrojnë seli si qeveritë në mërgim. Shkojnë për do marrëveshje në kurriz të shqiptarëve në rezidencën e përfaqësive të huaja diplomatike. Sot kishin ndërru shtëpi. Çfarë ka për të shpikur në këtë vend kur kemi 28 vende të BE që na rrethojnë që kanë ligje brilante për të zgjedhur të zgjedhurit e tyre nga vota e qytetarëve. Të marrin një ligj nga ato vende. Këta ambasadorë të nderuar nuk kanë nevojë që të gëzohen se takohen tre hajdutë të politikës shqiptare së bashku, nuk kanë nevojë që të kalojnë nga 10 orë kohë si tëburgosur në selitë e tyre me tre gjenetiksisht pasardhës të komunistëve për të bërë ligj..por mund të sjellin një ligj nga vendet e tyre demokratike në këtë sallë dhe ta votojmë nesër. Këta kërkojnë me çdo kusht që këta pazarllinjtë ta prishin pazarin..Edhe arnimet që duan të bëjnë janë thjesht propagandë për të ruajtur monopolin e të ardhmes dhe të ulmes në karriget e kësaj salle të njerëzve që nuk vinë nga vota e votuesve shqiptarë…”  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!