SHBA jep 5.5 milionë dollarë për ngritjen e Akademisë së Transparencës

schedule10:57 - 4 Qershor, 2020

schedule 10:57 - 4 Qershor, 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënën një tjetër fond në mbështetje të reformës së drejtësisë në Shqipëri. Janë 5.5 milionë dollarë të vënë në dispozicion për krijimin e  Akademisë Amerikano-Shqiptare të Transparencës.

Ambasada Amerikane në Shqipëri thekson se kjo akademi do të do të rrisë transparencën dhe integritetin e qeverisë dhe të institucioneve publike e private. Një tjetër fokus i saj pritet të jetë edhe menaxhimi i  donacioneve të  marra për rimëkëmbjen nga tërmeti, si dhe fondet e tjera publike.

Fondi i vënë në dispozicion të Shqipërisë është pjesë e kontributit mbi 700 milionë dollarë të Shteteve te Bashkuara për Shqipërinë në 20 vitet e fundit.

“Shtetet e Bashkuara njoftojnë me kënaqësi një ndihmë tjetër zhvillimi për Shqipërinë, në shumën 5.5 milionë dollarë, për ngritjen e Akademisë Amerikano-Shqiptare të Transparencës (USATA). Kjo Akademi do të rrisë transparencën dhe integritetin e qeverisë dhe të institucioneve publike e private, si dhe do të mbështesë reformën në drejtësi.

Akademia do të ndihmojë gjithashtu Qeverinë e Shqipërisë të menaxhojë donacionet e marra për rimëkëmbjen nga tërmeti, si dhe fondet e tjera publike, në një mënyrë transparente dhe të përgjegjshme që do të jetë në dobi të atyre që kanë më shumë nevojë. Kjo ndihmë është pjesë e kontributit mbi 700 milionë dollarë të Shteteve te Bashkuara për Shqipërinë në 20 vitet e fundit”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157432010620838