Saliou Guindo ka braktisur skuadrën e Bylisit, me pretendimin se kontrata i ka përfunduar me 31 maj. Sulmuesi kryesor i skuadrës së Dovedan nuk është as në stol me ballshiotët, ndërkohë që në klub shprehen sipas Supersport se lojtari nga Mali është nën kontratë.
Guindo ishte shënuesi kryesor i Bylisit deri në këto momente, me 10 rrjeta të tundura. Me largimin e tij ai ua ka prishur planet ballshiotëve.
Për këtë ndeshje Mozzone luan titullar dhe shpresohet që të gjendet një zgjidhje me Guindo, i cili ka shkëputur për momentin çdo kontakt me drejtuesit. /abcnews.al