German Burgos do të largohet nga Atletico Madrid në fund të këtij sezoni, edhe pse ka tre vite të tjera kontratë. Ndihmësi i Diego Simeones ka vendosur të nisë karrierën e trajnerit të parë. 51-vjeçari është pjesë e “Colchoneros” prej vitit 2011, teksa ka zyrtarizuar ndarjen e tij me skuadrën spanjolle me anë të një video.
Karriera mund të vijojë në Argjentinë. Dy janë alternativat: River Plate, gjithmonë nëse trajneri Gallardo largohet drejt futbollit evropian, ose Union Santa Fe. Burgos është i famshëm për karakterin e tij të fortë, protestat ndaj arbitrave dhe gatishmërinë për të trembur kundërshtarët sa herë që situata tensionohet.
Gjatë një ndeshje derbi në “Santiago Bernabeu”, kohë kur në stolin e Realit ishte Jose Mourinho, Burgos i mjaftuan pak fjalë për t’i mbyllur gojën portugezit. “Unë nuk jam Tito (Tito Vilanova), unë ta pres kokën”, kërcënoi “Special One”, i cili u fsheh në pankinën e tij dhe nuk guxoi të nxirrte asnjë fjalë. /abcnews.al
Atléticos, Germán Burgos quiere contarnos algo pic.twitter.com/YJShyPZHm9
— Atlético de Madrid (@Atleti) June 3, 2020



