Reagimet pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd qenë të shumta dhe nga vipat shqiptar. Një gjest i tillë ka sjellë reagime të shumta në rrjet, për shkak dhe të abuzimit seksual të 15-vjeçares nga një i moshuar dhe 3 të tjerë, ngjarje që tronditi opinionin publik.
Së fundmi, ndaj kësaj ka reaguar dhe Elgit Doda i cili në një reagim në Insta Story shprehet: “Ti, ti, ti edhe ti jeni thjeshtë fasadë. Jam i sigurt që shumica që kanë bërë statuse nuk kanë provuar kurrë të kenë shokë me ngjyrë. E bëjnë thjeshtë për modë”, ka shkruar Elgiti.
Ndërsa ka ndarë dhe lajmin e 15-vjeçares së abuzuar seksualisht, Elgiti duket se nuk e mbështet qëndrimin e disa personazheve që i kanë kushtuar vëmendje vetëm rastit të ndodhur në SHBA pak ditë më parë. /abcnews.al





