Protestë kundër ndotjes në Lezhë, mbetjet shtazore përpunohen pranë banesave

schedule11:20 - 3 Qershor, 2020

schedule 11:20 - 3 Qershor, 2020

Banorët e lagjes “Skënderbeg” në Lezhë kanë protestuar sërish shkak të erës së rëndë që shkaktohet nga fabrika e përpunimit të mbetjeve me origjinë shtazore që ndodhet në këtë lagje. Banorët thonë se e gjithë kjo ndotje ka bërë që fëmijët, por edhe të rriturit të kenë probleme shëndetësore.

Banorët pretendojnë se teknologjia e vendosur nuk i përshtatet zonave të banuara.

Ata janë shprehur për “ABC News” se kërkojnë që ti jepet fund kësaj situate, ndërsa kërkojnë nga institucionet që të ndërhyjnë pasi sipas tyre nuk i kanë shtuar vëmendje kësaj problematike.

“Është me lëndë kimike dhe dëmton qytetarë. Kjo punë nuk mund të vazhdojë më kështu. Për mua kjo duhet të mbyllet”, thotë një nga protestuesit.

“Nuk është hera e parë që protestojmë. Kemi frikë të ushqehemi me perimet tona. Janë duke u bërë me helm të gjitha. Alban Zusi po tallet me qytetarët e Lezhës. Është shprehur se e blen të gjithë këtë zonë, por ku i merr paratë ai”, u shpreh një tjetër banor.

Ndërsa një tjetër qytetare ka treguar se aroma e  krijuar është bërë e padurueshme dhe është e vështirë edhe për fëmijët.

Ata theksojnë se situata është bërë e padurueshme dhe se asnjë nga instancat nuk po i zgjidhje situatës.

“Nuk na japin asnjë përgjigje, edhe policia mbyll telefonin. Shteti duhet të marrë masa. Të zhdukemi 200 familje për dy punëtorë. Në letra e ka të shënuar për 30 km larg zonave të banuara dhe 12 km larg vijave të ujit. Ndërkohë që mbetjet hidhen direkt në Drin. Pritëm që të kishim mbështetje, por asgjë deri tani”, tregon një protestues.

Banorët paralajmëruan se nëse nuk merren masa do të dalin sërish në protestë deri në gjetjen e një zgjidhjeje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!