Luan Rama: Do të ketë konsensus, ndryshimet në kod nuk e prekin problematikën e zgjedhjeve

schedule22:13 - 2 Qershor, 2020

schedule 22:13 - 2 Qershor, 2020

Zv/ kryetari i LSI-së Luan Rama në një intervistë për gazetarin Mustafa Nano në “Provokacija” është shprehur se Reforma zgjedhore peng e mazhorancës/

Rama në fjalën e tij ka komentuar deklaratat e ambasadorëve pas mbledhjes me anëtarët e Këshillit Politik ku ka theksuar se një veprim i tillë është bërë për shkak të mungesës së besimit që është krijuar tek populli.

Ndër të tjera ai ka theksuar se Shqipëria është në këtë gjendje politike për shkak të sjelljes së të gjithë palëve.

Shqipëria po vjen vërdallë për shkak të sjelljes së palëve politike dhe është produkt i sjellë nga politika në këto 30 vite. Njerëzit janë të shqetësuar në lidhje me atë që ndodh sërish. Zgjidhja ideale e shoqërisë demokratike në të gjithë këtë është se ka ndodhur pas çdo zgjedhje, pasi OSBE ODIHR pas çdo zgjedhjesh dhe jep rekomandimet e tyre. Këtë situatë e ndajnë vetëm zgjedhjet, por në çdo sistem demokratik ai që është në pushtet ka një bonos, por që të shkojmë në zgjedhje të lira është çështje vullneti, por nëse nuk duam ta bëjmë një gjë të tillë krijon dhe komplikacion”, është shprehur Luan Rama.

Gjithashtu ai ka theksuar se shpreson që do të ketë një konsensus për reformën, por sipas tij ndryshimet e bëra në kod nuk e prekin thelbin e problemit të zgjedhjeve në vendin tonë.

Mazhoranca është e interesuar që të tregojë se ajo që është provuar nuk është i vërtet, pushteti është mekanizëm përfitimi jo drejtimi. Aktualisht kemi mazhorancën në qeveri që duhet të investonte në procesin zgjedhor. Unë mendoj se do të mbërrihet në një konsensus, por ato ndryshime në kod nuk prekin thelbin e problemit që kanë zgjedhjet në Shqipëri”, ka thënë ndër të tjera zv.kryetari i LSI-së. /abcnews.al