Basha takohet me studentët e shkencave politike

schedule17:19 - 27 Mars, 2018

schedule 17:19 - 27 Mars, 2018

Takimin e rezervoi për studentët, ndaj edhe prezantimin duket ia përshtati tyre.

Lulzim Basha: “Tani po dal nga zyra ime për të shkuar në sallën e deputetëve, por jo për një takim me deputetët por më një takim me 76 sudentë të shkencave politike, që janë vizitorët tanë këtu sot në selinë e PD-s”.

Për rreth një orë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bashkëbisedoi me studentet e Universitetit të Tiranës, dega shkenca politike, të cilët i drejtuan atij pyetjet dhe mendime. Për Lulzim Bashën, problem thelbësor i këtij sistemi politik të dështuar janë modelet e krijuara.

Lulzim Basha: “Kush ecën përpara sot në Shqiipëri ma thoni pak? Cila është industria më e suksesshme në Shqipëri sot? Bananet apo ato që janë poshtë bananeve? Pra kemi një sistem, ku përpara ecin vetëm trafikantët, kriminelët, pushtetarët e korruptuar, servilët e pushtetit. Dhe ky është sistemi që ne duhet të ndryshojmë sëbashku”.

Demokratizimin që kërkon për vendin Partia Demokratike e nis nga vetja, tha Lulzim Basha duke folur për procesin e nisur brenda partisë.

Lulzim Basha: “Që në PD të zgjedhurit të jenë produkt i drejtpërdrejtë i vullnetit të anëtarëve të PD-s.”

I pyetur nga studentët lidhur me sistemin dhe listat e partive në zgjedhje, kreu i opozitës foli për ndryshimin e tij.

Lulzim Basha: “Sistemi zgjedhor në pikëpamjen time duhet ndryshuar sepse ky që kemi ka dështuar. Ka dështuar jovetëm në kuptimin që s’ka zgjedhje të lira e të ndershme dhe rezultatin e dikton paraja, paraja e drogës, paraja e pisët, por ka dështuar sepse shumica e shqiptarëve nuk njohin më kush është deputeti që i përfaqëson në Parlament. Dhe deputeti nuk di kë përfaqëson. Deputeti përfaqëson Kryeministrin, i shërben Kryeministrit, kur është në mazhorancë. Duhet të jetë çështje e konsensusit midis forcave politike”.

Kreu i opozitës përsëriti thirrjen ndaj kritikëve të lidershipit të tij, për bashkim rreth vlerave të Partisë Demokratike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!