Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Përdhunuan të miturën në Tiranë, gjykata lë në burg Abaz Dogun dhe tre të rinjtë

schedule13:37 - 2 Qershor, 2020

schedule 13:37 - 2 Qershor, 2020

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg katër të arrestuarit për përdhunimin e të miturës në Babrru. Abc News mëson se asnjëri nga të akuzuarit nuk kanë folur, ndërsa avokatet kanë kërkuar masë më të butë, por s’është pranuar nga gjykata.

Psikologia që ishte e pranishme në sallë thekson faktin që të miturit nuk ishin në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Lexo edhe: DËSHMIA/ “Abazi kreu marrëdhënie edhe shoqet e mia”: Zgjerohet skandali i abuzimit me të miturat

Abaz Dogu dhe tre të rinjtë e akuzuar për përdhunimin e 15 vjeçares në Babrru të Tiranës përmes shantazhit me publikimin e videove intime, ndodhen aktualisht në gjykatën e Tiranës.



Siç duken edhe nga pamjet e siguruara nga Abc News, fillimisht në sallë janë futur Abaz Dogu dhe Klajdi Poçi, të cilët mbajnë kokën poshtë, duke mbuluar fytyrën me duart e tyre për të mos u filmuar nga kamerat.

Dogu, Poçi dhe dy të rinj të tjerë që janë nën moshë, akuzohen se përdhunuan për një kohë të gjatë një 15 vjeçare në zonën e Babrrusë në Tiranë duke e shantazhuar përmes publikimit të videove intime dhe shkrimin e emrit në muret e pallateve të lagjes.

Të katërt ata u arrestuan pak ditë më parë dhe sot pritet që gjykata të japë masën e sigurisë.

Ata akuzohen për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!