Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, ka folur për ABC News para sfidës shumë delikate të skuadrës së tij ndaj kryesuesve të Superiores, Tiranës. Në fjalën e tij, numri një i klubit ballshiot foli për sezonin deri më tani të skuadrës së tij, si dhe i thuri elozhe kundërshtarit.
“Jemi 5 pikë larg nga zona e Europës, jemi në Kupë, aty ku jemi në garë. Ky kampionat, është shumë i fortë dhe ka pasur shumë rotacione, çudira. Jemi 5 pikë larg Europës, por jemi shumë pranë dhe zonës së ftohtë.
Të gjitha mund të shkojnë në Europë, por edhe mund të shkojnë në zonën “Play-Out”. Tirana ka bërë një kampionat shumë të mirë dhe ka marrë pikë ndaj çdo ekipi të fortë”, u shpreh presidenti i Bylisit./abcnews.al