Ambasadori Italian, Fabrizio Buçi këtë të hënë është takuar me kryeministrin Edi Rama.
Në qendër të këtij takimi dy palësh duket se kanë qenë çështjet me prioritet për dy vendet.
Ka qenë pikërisht diplomati italian ai që ka konfirmuar takimin në fjalë.
“Pata një takim të gjatë sot me Edi Ramën. Bëmë një panoramë të çështjeve me prioritet për dy vendet. Dialogu, në interes të qytetarëve të vendeve tona. Pata një takim të gjatë sot me Edi Ramën”, ka thënë ambasadori italian./abcnews.al