Rruga Kukës-Shishtavec po shkon drejt rrënimit të plotë dhe e mundshme për të mos u qarkulluar. Kjo për shkak të shkarjeve dhe dëmtimit të asfaltit, kryesisht nga reshjet e shiut dhe të borës.
Këtu çdo ditë toka pëson shkarje. Mjetet largojnë intertet të hapet rruga. Në anë të saj skarpata është shembur në disa vende. Kurse asfalti është çarë mes për mes.
Prurjet rritën nivelin e ujit në liqenin e Fierzës, por në infrastrukturë shkaktuan dëme të mëdha. Në Kukës – Shishtavec thuajse çdo ditë përballet me shkarje masive. Mirëmbajtja e saj bëhet periodikisht vetëm nga bashkia.
Mjetet duhet të bëjnë shumë kujdes edhe për pozicionin e kthesave ku janë edhe defektet e rrugës. Segmenti Kukës – Shishtavec u dorëzua në mesin e muajit dhjetor, një investim prej 27 milionë dollarë.
Bashkia e Kukësit ka kërkuar që kjo rrugë t’i rikthehet Autoritetit Rrugor Shqiptar ashtu siç ka qenë para investimit. Pasi mirëmbajtja e këtij aksi që lidh më shumë se 14 mijë banorë është i pamundur .
Gazetar i ABC News, Kukës: Bujar Muçmata
/abcnews.al