Një orë pas takimit me aleatët, Basha takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe

schedule12:04 - 1 Qershor, 2020

schedule 12:04 - 1 Qershor, 2020

Pasditen e së hënës kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të kete një takim me ambasadorin e BE, Luigi Soreca, ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim si dhe ambasadorin e Britanisë së Madhe,  Duncan Norman.

Takimi do të mbahet në orën 15.00 në Selinë Blu.

Arsyeja e mbledhjes nuk dihet ende, por më herët gjatë ditës këta tre diplomatë kanë reaguar në rrjetet sociale në lidhje me ecurinë e Reformës Zgjedhore në vend.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim përmendi afatin që ishte vendosur nga palët për arritjen e dakordësisë ndërsa shtonte se ka ardhur koha që shqiptarët të vihen të parët.

I njëjti mesazh u përcoll edhe Ambasada e Britanisë së Madhe me anë të një postimi në Twitter.

Po ashtu, sa i përket Reformës reagoi gjatë ditës edhe ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca.

Në postimin e tij, Soreca shkruante se “Zgjedhorja”është kushti për të ecur përpara në BE.

Kujtojmë gjithashtu se kryedemokrati mbledh aleatët në orën 14:00. Siç mëson abcnews.al, Basha do t’i informojë aleatët për pikat ku opozita ndahet me mazhorancën për Reformën Zgjedhore sie dhe hapat që do të ndiqen më vonë.

Gjatë natës së mbrëmshme mbledhje e Këshillit Politik përfundoi pa një marrëveshje duke bërë që të reagojë sot edhe faktori ndërkombëtar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!