Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Coutinho te Tottenham? Jose Mourinho merr vendimin përfundimtar

schedule09:59 - 1 Qershor, 2020

schedule 09:59 - 1 Qershor, 2020

Philippe Coutinho dëshiron të luajë përsëri në Premier League. Fantazisti brazilian është i dëmtuar dhe e ka mbyllur huazimin me Bayern Munchen. Ai do të rikthehet te Barcelona, klub që i zotëron kartonin. Një rikthim për pak kohë, pasi kampionët e Spanjës nuk e kanë në planet e tyre.

Interesimi nga Anglia nuk mungon, por një nga klubet kandidate është tërhequr. Flasim për Tottenham, që është përfolur si një nga destinacionet e 27-vjeçarit. Marca raporton se Jose Mourinho, trajneri i Spurs, ka vendosur të mos investojë te Coutinho.

Lojtari ofensiv kushton shumë dhe ka një rrogë tepër të madhe. Ai përfiton rreth 15 milion euro në sezon, shumë e papërballueshme për financat e klubit londinez. Mourinho ka të tjera objektiva në mendje. Manchester United, Chelsea, Everton dhe Newcastle mbeten në garë për të siguruar shërbimet e lojtarit të Barcelonës. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!