Rangnick-Milan, “martesa” mund të konkretizohet javën e ardhshme

schedule22:41 - 31 Maj, 2020

schedule 22:41 - 31 Maj, 2020

Gazetari i njohur italian, Di Marzio, ka raportuar se zyrtarizimi i Ralf Rangnick si trajner i Milanit, mund të bëhet që në ditët e para të javës së ardhshme. Prej shumë muajsh flitet për një kalim të Rangnick si trajner i Milanit dhe gjërat pritet të konkretizohen.

Vetë strategu gjerman e ka pranuar publikisht se ka pasur bisedime me Milanin, por asnjëherë nuk ka lënë të kuptohet se një marrëveshje mund të jetë pranë.

Gjithsesi, sipas Di Marzios, gjithçka do të përfundojë shpejt dhe Rangnick do të jetë trajner i ardhshëm i Milanit. Deri në përfundim të sezonit, Pioli do të vazhdojë të qëndrojë në pankinë, por në sezonin 2020/21, “timoni” do t’i besohet Ralf Rangnick./abcnews.al