Rrëfehet Rrahmani: Juric më bëri mbrojtës modern, Maldini modeli që ndjek

schedule16:29 - 31 Maj, 2020

schedule 16:29 - 31 Maj, 2020

Amir Rrahmani i ka kaluar pritshmëritë që në sezonin e parë në Serie A. Kapiteni i Kosovës ka shkëlqyer me Hellas Veronën dhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Napolit. 26-vjeçari ka prekur disa tema gjatë prononcimit për Corriere dello Sport.

Lojtari nga Prishtina vlerëson Hellas Verona dhe trajnerin. Nga Ivan Juric ka mësuar shumë, teksa modeli i tij është legjenda Paolo Maldini. Në fund kundërshtarët që i kanë hapur më shumë punë, të cilët janë tre.

RRAHMANI – “Profesionalizmi është e vetmja mënyrë sjellje që njoh, kjo përkthehet impenjim. Jam i aftë në izolimin e vetvetes, nuk më shpërqendrojnë dhe hutojnë zërat që fliten apo shifrat që paguhen për mua”.

 

Rrahmani dhe Kumbulla

NAPOLI – “Kam shumë respekt për Veronën. Vihem në siklet të flas tani për diçka që do të ndodhë më vonë. Kam kaluar shumë mirë këtu dhe kur të vijë dita që do të largohem, dua ta bëj në mënyrën më të mirë”.

JURIC – “I jam mirënjohës për atë që më ka dhënë, më mësoi të luaja në mbrojtjen me tre. Nuk e njihja si sistem loje, por më duhet të përmirësohem akoma. Trajneri më ka shtyrë të sulmoj, si të krijoj superioritet dhe të ndihmoj sulmuesit. Më ka bërë një mbrojtës modern që ka një dëshirë të madhe për të mësuar”.

MODELET – “Paolo Maldini, ai vjen para të gjithëve. Nuk e mohoj që kam pasur debulesë për Vermaelen kur ishte pjesë e Arsenalit. Sulmuesit më të vështirë për t’u markuar? Janë tre: Cristiano Ronaldo, Gervinho dhe Jeremie Boga”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!