“Nuk më pëlqen Ramos”, si talenti anglez refuzoi hapur Real Madridin

schedule13:34 - 31 Maj, 2020

schedule 13:34 - 31 Maj, 2020

Real Madrid ka tentuar të afrojë verën e shkuar Harvey Elliot, mesfushorin 17-vjeçar që më pas e mori Liverpool. I riu kërkohej nga shumë klube dhe e la skuadrën e Fulham për “The Reds”, ndërkohë që nuk mund të pranonte propozimin e bërë nga spanjollët.

Së bashku me babanë e tij, Scott. Harvey ishte në stadium për të parë finalen e Champions League në vitin 2018 dhe nuk e kishte harruar atë që kishte ndodhur, sidomos episodin që ndodhi mes Sergio Ramos dhe Mohamed Salah.

Gazetari i The Athletic, James Pearce, ka bërë një artikull dhe zbulon se përgjigjen që Harvey Elliot u kishte dhënë madrilenëve, kur ishte një rast në një tur dhe vizitoi stadiumin “Bernabeu” dhe terrenet stërvitore.

Drejtuesit, kur i riu ishte përballë fanellës së Sergio Ramës, që ishte e varur në mur, u munduan ta “joshin” duke i ofruar atij një takim me kapitenin. Harvey, i lindur si tifoz i Liverpool, u tregua i drejtpërdrejtë: “Jo, faleminderit. Nuk më pëlqen ai, pas asaj që i bëri Mo Salah”. /abcnews.al