Angli/Dënohen tre shqiptarë që u kapën me kanabis

schedule18:26 - 26 Mars, 2018

schedule 18:26 - 26 Mars, 2018

Gjykata angleze ka dënuar tre shqiptarë, të cilët u kapën me kanabis në Wolverhampton.

Ngjarja ndodhi më 21 Shkurt, kur autoritetet britanike ndaluan shqiptarët, të cilët fillimisht tentuan të largoheshin, duke hedhur sasinë e kanabisit që kishin me vete dhe që shkonte me vlerë deri në 36 mijë paund.

Por Sul Metalia, 27 vjeç dhe dy 19-vjeçarët, Asti Cani dhe Ardit Zela u kapën dhe këtë të shtunë u dha dënimi i tyre me 4 muaj burg.

Dy të rinjtë, Cani dhe Zela, pranuan që kishin marrë 100 paund për të dërguar drogën, që peshonte 3.5 kilogramë, por nuk dhanë emrin e personit që i kishte dërguar për shkak se ishin të frikësuar.

Gjithashtu, dy 19-vjeçarët thanë para gjykatësit se kishin shkuar në Britani që minorenë dhe ishin mbështetur nga shërbimet sociale.

Cani kishte përfituar leje qëndrimi me afat të pacaktuar për në Britani, ndërsa Zela ishte në pritje të përgjigjes së aplikimit. Ndërkohë, 27 vjeçari Metalia ishte në një marrëdhënie me një shtetase britanike.

Të tre shqiptarët rezultonin të dënuar më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!