Një shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur pak më parë në rrugën e Dibrës në Tiranë, pranë hyrjes së QSUT-së.
Siç mëson abcnews.al, një sasi lënde plasëse ka shpëthyer në rrugicën mes një lokali dhe një hoteli në zonë.
Mësohet se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
Nga verifikimet paraprake, policia dyshon se ka shpërthyer një sasi e vogël tritoli.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:40, në një rrugicë të ndërmjetme midis një lokali dhe një hoteli në rrugën e “Dibrës”, ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese. Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale tek të dy objektet.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al