EMRI/ E përdhunoi të miturën tek shtëpia e vëllait emigrant, 65 vjeçari mohon akuzat

schedule22:33 - 30 Maj, 2020

schedule 22:33 - 30 Maj, 2020

Ka marrë përmasa më të rënda abuzimi seksual me 15 vjeçaren në Tiranë fillimisht nga një 65 vjeçar dhe më pas nga të tjerë të rinj, të cilët e shantazhonin me nxjerrjen e videove të filmuara gjatë përdhunimit nga i moshuari.

Më herët, abcnews.al publikoi dëshminë e vajzës në polici, e cila është shprehur se Abaz Doku, 65 vjeç e kishtë ngacmuar që kur ishte në shkollë, kur ai shërbente si roje i godinës.

Madje, sipas të miturës ai kishte ngacmuar edhe vajza të tjera. Nisur nga kjo dëshmi, policia po heton nëse i moshuari ka abuzuar me vajza të tjera në shkollë apo në zonë.

Ndërkohë, në dëshminë dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore, të siguruar nga abcneës.al, Abaz Doku ka deklaruar se nuk ka abuzuar seksualisht me të miturën.

Vetëm e ka prekur në vende intime, pasi ajo më afrohej vetë“, mësohet të jetë shprehur i moshuari.

Ndërkohë, siç mëson abcnews.al ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e vëllait të Abaz Dokut, i cili ndodhej jashtë shtetit, çelsat e të cilës i mbante 65 vjeçari.

Mësohet se ai e ka dërguar vajzën atje duke abuzuar me të, ndërkohë që gjithçka e ka filmuar në telefon, pamje të cilët ia ka dhënë edhe tre të rinjve të tjerë të zonës.

Pasi siguruan pamjet, ata kanë abuzuar gjithashtu me vajzën duke e kërcënuar se do t’ia publikonin pamjet.

Të katërt ata janë arrestuar nga policia dhe tani pritet të përballen me akuza të rënda, ndërkohë që vijon hetimi nëse ka raste të tjera abuzimi me të mitura për shkak se Abaz Doku kishte qenë roje në një prej shkollave të zonës se njohur si “Bregu i Lumit” në Tiranë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!