Mbrojtësi amerikan i Schalke 04, Weston McKennie, ka dhënë një mesazh shumë të fortë. Futbollisti i “Mbretërorëve Blu” mbajti në krahun e tij një shirit, ku shkruhej: “Drejtësi për George”.
Amerika, ose më sakte Mineapolis, është goditur rëndë nga ngjarja tragjike e George Floyd, pasi ky i fundit ka ndërruar jetë pasi u arrestua nga katër oficerë policie.
Një video e George, ku dëgjohet t’iu thotë oficerëve të ia heqin këmbën nga fyti pasi ka probleme me frymëmarrjen, u shpërnda në të gjithë botën dhe protestat masive, vazhdojnë prej disa ditësh në Mineapolis. Madje, dhe rajoni i policisë ku punonin katër oficerët që akuzohen për vdekjen e George, është sulmuar dhe është djegur në orët e para të mëngjesit./abcnews.al
Weston McKennie with a “Justice for George” armband pic.twitter.com/qAXlAXJHF1
— Tim Murphy (@timothypmurphy) May 30, 2020