Po luhen sfidat e orës 15:30 në Bundesliga dhe dy golat e parë, janë shënuar. Në takimin mes Hertha Berlin dhe Ausburg, vendasit gjetën rrjetën në minutën e 23-të, me anë të Dilrosun.
Pas një aksioni të gjatë, 21 vjeçari holandez driblon në mënyrë magjike mbrojtësin kundërshtar dhe gjen rrjetën, duke shënuar me të vërtetë një gol shumë të bukur.
Ndërsa goli i dytë, është shënuar në sfidën mes Wolfsburg dhe Eintracht Frankfurt. Me anë të një penalltie në minutën e 27-të, Andre Silva i dha avantazhin Frankfurtit./abcnews.al
Bundesliga, java 29
Hertha Berlin – Ausburg 1-0
Dilrosun 21’
Wolfsburg – E. Frankfurt 0-1
A. Silva (p) 27’