Deputetët socialistë i kërkojnë kolegut Alket Hyseni të sqarojë situatën pas akuzave të Partisë Demokratike se ka vjedhur 11 mijë tokë në bregdetin e Dhërmiut. Deklaratat janë bërë më mbledhjen e me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Deputetët socialistë zgjodhën t’i diskutojnë me dyer të mbyllura problemet brenda partisë. Një prej tyre ështtë Alket Hyseni.
Partia Demokratike prej disa ditësh e akuzon se ka grabitur 11 mijë metra katrorë në bregdet duke i publikuar edhe dokumente që sipas deputetëve demokratë provojnë se të gjitha veprimet janë kryer në kundërshtim me ligjin.
Burime brenda Partisë Socialiste bëjnë me dije se Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla i ka kërkuar kolegut të tij Hyseni që të sqarojë publikisht situatën e tij.
Këshillë që deri pak çaste pas mbledhjes, deputeti Alket Hyseni duket se nuk e mori parasysh.
Porositë brenda sallës së mbyllur të grupit paralamentar socialist nuk munguan edhe ndaj çështjes së financimit rus për të vazhduar me kërkesën ndaj prokurorisë për të hetuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Në ditët në vijim pritet të zhvillohen edhe analizat 6-mujore të çdo ministrie për të parë se ku çalojnë punët e çfarë duhet ndrequr. /abcnews.al