Prapaskena e Hakim Ziyech, si e refuzoi dy vite më parë Jurgen Klopp

schedule11:16 - 31 Maj, 2020

schedule 11:16 - 31 Maj, 2020

Hakim Ziyech do të transferohet te Chelsea në fillim të sezonit të ardhshëm, pasi ka nënshkruar një para-kontratë me Blutë e Londrës. Ylli maroken ka qenë një ndër më të mirët në Holandë me fanellën e Ajax dhe paraqitjet e tij bënë që drejtuesit e Chelsea të investonin për firmën e tij.

Gjithsesi, një prapaskenë e bujshme është zbuluar nga mediat britanike. Para se të arrihej një akord mes Ziyech dhe drejtuesve të Chelsea, agjenti i futbollistit 26-vjeçar tentoi ta çojë në një tjetër klub të Premier League.

Bëhet fjalë për Liverpoolin e Jurgen Klopp. Në vitin 2018 kërkonin një lojtar për të zëvendësuar të larguarin Philippe Coutinho, por strategu gjerman nuk dha “OK” për firmën me Ziyech. Ai vazhdoi të qëndrojë tek Ajax dhe sezonin e ardhshëm do të luajë kundër Liverpool në Premier League,  me fanellën e Bluve të Frank Lampard./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!