Policia e Shtetit ndryshon urdhrin: Të dielën lejohet lëvizja e makinave

schedule13:58 - 30 Maj, 2020

schedule 13:58 - 30 Maj, 2020

Policia e Shtetit ka ndryshuar urdhrin për ndalimin e qarkullimit të automjeteve të dielën.

Në një deklaratë për mediat, polcia sqaron se pas konsultimit me Ministrine e Shëndetësisë nuk do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve brenda qyteteve as ditën e dielë.

Ndërkohë, e diela pa makina u komunikua fillimisht ditën e djeshme nga kryeministri Rama. Kujtojmë se kjo është fundjava e fundit me kufizime të lëvizjes nga zona e kuqe në të gjelbër. Të hënën e 1 qershorit çdo gjë do të jetë e hapur, përveç transportit publik.

Sqarimi i policisë:

Policia e Shtetit, duke rivleresuar komunikimin me Ministrine e Shendetesise në lidhje me Udhezimin per ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njehere qytetaret se nuk do te kete ndalim te qarkullimit te automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel.

Policia do te perqendrohet vetem ne ndalimin e levizjes mes zonave, qe edhe neser do te jene zona te kuqe.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!