Mbrojtësi i Turbinës, ekip që militon në Kategorinë e Parë, Klaudio Rexhepi, festoi pak ditë më parë ditëlindjen e tij të 31-të. Futbollisti me origjinë nga Erseka aktiu transferua te klubi cërrikas në verën e vitit të shkuar, nga skuadra e Egnatias.
31 vjeçari ka marrë me të vërtetë një urim tepër special nga shokët e skuadrës, të cilët në ambientet stërvitore, i kanë përgatitur një video të shkurtër, ku i këndojnë këngën e ditëlindjes në versionin “lab”.
Rexhepi mbulon fashon e djathtë të mbrojtjes dhe me Turbinën këtë sezon, ka luajtur plot 21 ndeshje, duke qenë një lojtar stabël në formacionin e trajnerit Vladimir Gjonaj./abcnews.al