Mesfushori i Milanit, Franck Kessie, është rikthyer në stërvitje së bashku me pjesën tjetër të ekipit. Në mediat italiane flitej se lojtari nga Bregu i Fildishtë ishte i infektuar me Coronavirus, por fatmirësisht ai ka dalë negativ dhe në testin e dytë.
Sipas raportimit të “MilanNews”, Kessie përfundoi peirudhën 14-ditore të karantinës. Lojtari hasi vështirësi në kthimin në Milano, por tashmë gjithçka është kthyer në normalitet.
Milan vazhdon përgatitjet për rifillimin e Seria A, ku ditën e djeshme u vendos për datën 17 qershor. Kuqezinjtë kërkojnë rikthimin në Champions League, ku kanë disa vite që kanë dështuar. /abcnews.al