Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore deklaroi në fund të komunikimit me gazetarët se një takim Rama-Basha i bën mirë vendit.
Gjiknuri tha se mbledhja për Reformën nuk është ndërprerë sot dhe mund të vazhdojë sërish sonte në mbrëmje ose nesër.
LEXO EDHE: Gjiknuri: Kemi pranuar hapjen e kutive për çdo kontestim, PD nuk ka kërkuar ndryshim sistemi
“Një takim mes Ramës dhe Bashës nuk është në dorën time por mendoj se do ishte në të mirë në të vendit. Unë nuk mund të jem kundër që të takohen.
Mbledhja tashmë nuk është ndërprerë, mund të vazhdojë sërish sonte në mbrëmje ose nesër”, tha Gjiknuri./abcnews.al

