Gazetari Basir Çollaku i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin ka komentuar propozimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj pë të bërë ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, ku parashikon përgjim 3 muaj pa autorizim nga prokuroria.
Sipas gazetarit, këto janë metoda identike të sigurimit të dikurshëm në diktaturë, ndërsa i cilëson si alarmante dhe shqetësuese.
“Sandër Lleshit ia kanë dhënë atë nuk e ka propozuar. Ai është lexuesi i atij drafti që është bërë. Por është alarmante dhe shqetësuese se është një rikthim i ustallarëve të hetimit. Janë identike metoda të sigurimit të dikurshëm. Këtu tani ka një privatizim tërësisht të atij institucioni. Mund t’ja vëmë emrin Sandër Lleshaj, Edi Rama. Është edhe çështje trashëgimie. Është pak gjenetike. Të vesh një ushtarak ministër të brenshëm që këtu i fillo çudia.
Ky model nuk është në asnjë vend të botës. FBI nuk i ka këto qyfyre. E filluam eksperimentin edhe me gripin. Dy llojet e përgjimeve që kemi nuk bëhen pa miratim në gjykatë”, u shpreh gazetari.
Gazetari theksoi se edhe reagimi i SPAK, i cili e ka kundërshtuar këtë projektligji është i vakët.
“Reagimi i SPAK sërish është i vakët, ata nuk duhet të bëhen pjesë e asnjë tryeze që gatuan këtë çorbë”, tha ai.
Çollaku tha më tej se në vend po rikthehet ajo që ndodhi në vitin2016, pasi ka filluar në masë kultivimi i kanabisit
“Ne po konkurojmë 2016 për kultivim kanabisi. Çunat kanë filluar. Çunat problematikë po bëjnë gati zgjedhjet. Çunat e dorës së parë po bëjnë gati parcelat. Kultivimi i hashashit është kthyer qetësisht. Për çfarë ju duhet këtyre të përgjojnë 3 muaj”, tha ai.
Gjatë bashkëbisedimit me Enkel Demin, Çollaku komentoi edhe qëndrimet e ambasadorëve të huaj në vend. Sipas tij ata janë rrogtarë të kryeministrit.
“Të gjithë këta ambasadorë janë rrogtarë të kryeministrit të vendit,. Janë të blerë. Nuk shikoj që ata të mbrojnë interesat e shqiptarëve. Vendet e tyre nuk kanë interes që ata të sillen në këtë mënyrë”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se gazetarët kanë kohë që përgjohen.
“Trafikantët vetë do përgjohen me porosi mafiozësh. Gazetarët kanë kohë që përgjohen. Ne gjëraqt që marrim nuk i kemi për ti fshehur. Kjo është një rritje e forcës së pushtetit. Edhe ndërkombëtarët do të përgjohen”, u shpreh Çollaku. /abcnews.al