Shitësit që bënin tregti në tregun famëkeq të Wuhanit, shteti ku pohohet të jetë shfaqur së pari koronavirusi, raportohet se kanë rihapur tezgat e tyre në tregjet tjera të qytetit.
Tregu i gjallesave që besohet se ishte shkaktuar i shpërthimit të pandemisë, ishte mbyllur nga autoritetet kineze më 1 maj në fillim të krizës shëndetësore.
Ekspertët kinezë më parë kishin bërë të ditur se, virusi ishte transmetuar tek njerëzit përmes këtyre kafshëve të egra në tregun në Wuhanit. Aty shiteshin pothuajse të gjitha llojet e kafshëve nga dhelprat e deri te koalat, që i përdorin për specialitete të ndryshme.
Megjithatë disa prej këtyre shitësve të Wuhanit kanë zhvendosur tezgat e tyre në veri të Hankou, pak kilometra larg Wuhanit.