Qeveria ka ndryshuar vendimin për pagesën e ndihmës ekonomike prej 40 mijë lekësh.
Sipas ndryshimeve te publikuara në Fletoren Zyrtare do të përfitojnë pagën e luftës të gjithë individët që janë larguar nga puna midis datës 1 mars dhe 17 maj.
Aktualisht përfitonin ndihmën financiare vetëm ata që ishin larguar nga puna deri në 10 prill.
Kjo pritet ti japë zgjidhje shumë personave të cilët janë larguar nga puna gjatë kësaj periudhe.
Po ashtu ndryshimet ne ligj parashikojnë edhe rastet kur bizneset nuk aplikojnë për të përfituar pagesën prej 40 mijë lekësh për punonjësit.
Në këtë rast parashikohet që dhënia e pagesës nga administrata tatimore, duhet më parë të bëj verifikimet e të dhënave të punësuarve apo të ish-punësuarve.
Personat që kërkojnë të përfitojnë duhet të dorëzojnë pranë tatimeve një kërkesë online ku jepen të dhënat.
Ndërkohë afati për dorëzimin e këtyre të dhënave është deri në datën 5 qershor./abcnews.al