Lideri i Opozitës Lulzim Basha në një intervistë në “Opinion” u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk largohet për t’i hapur rrugë qeverisë tranzitore dhe se opozita do të formojë një koalicion të madh për t’u përballur me të, duke mos u larguar nga zgjedhjet.
Gjithashtu Basha ka denoncuar pagesat për inceneratorët.
““Unë kam planin, vizionin dhe ambicien për të larguar Ramën një orë e më parë. PD dhe opozita e bashkuar do t’i fitojnë këto zgjedhje. Opozita e bashkuar ka vetëm një qëndrim. Kjo që ka ndodhur këto dy javës, ka qenë një manovër e dëshpëruar tipike e autokratëve në fund të mandatit të tyre.
I gjithë ky diskurs jo reforma zgjedhore, akti terrorist me Teatrin, përpjekja për të ringjallur debatin për reformën në drejtësi, është një përpjekje e Edi Ramës për të hequr vëmendjen e asaj që ndodh në Shqipëri, kriza e thellë ekonomike dhe politike. Sot më 28 maj i ka paguar këtyre të bandës së Lushnjës 720 mijë euro.
Detyrim kapari korruptiv. Është vepër kriminale e Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Arben Ahmetajt. Ky është një nga vendet e pakta ku unë jam censuruar”, tha Basha.
Pjesë nga biseda:
Fevziu: Nja tre herë kam bërë unë për këtë
Basha: Këtu kam folur për këtë dhe nuk jam censuruar…
Fevziu: Kush ju ka censuruar?
Basha: Të gjithë pa përjashtim….është një nga bandat më të rrezikshme
Fevziu: Ju po thoni që edhe deklaratat e kryeopozitarit janë censuruara?
Basha: Po, pa diskutim, 400 milionë euro. Është një buxhet i madh që shpërndahet televizion më televizion, ekran më ekran e gazetë më gazetë…
Fevziu: Jeni të sigurte që nuk keni qenë ju gabim?
Basha: Po jam i sigurtë
Fevziu: A është detyrim kontraktual?
Basha: Me ligj është i detyruar të paguajë qytetarët, por nuk e bën këtë gjë, dhe paguan koncensionarët…

