Portieri 20-vjeçar i PSG, Marcin Bulka, është aksidentuar mbrëmjen e djeshme me makinën e tij Lamborghini. I riu, i cili më parë ka qenë pjesë e Chelsea, është përplasur me makinën e tij në Poloni, ku ndodhet pranë familjes.
Fatmirësisht për Marcin nuk ka asnjë problem shëndetësor, veçse tashmë do të duhet të shpenzojë për të rregulluar makinën e tij luksozë, ose të mendojë për të blerë një tjetër. Me siguri në vazhdim do mundohet të mos e teprojë me shpejtësinë.
Bulka është portieri i tretë i PSG për momentin. Ai ka luajtur vetëm në një ndeshje në kampionat me kampionët e Francës, ndërkohë që është pjesë e kombëtareve të moshave të Polonisë. /abcnews.al