Islami: Pse Damian Gjiknuri nuk duhet të ishte pjesë e reformës zgjedhore, dhe si ndikoi vullneti politik

schedule19:17 - 28 Maj, 2020

schedule 19:17 - 28 Maj, 2020

Eksperti i çështjeve zgjedhore dhe ish-ministri i jashtëm Kastriot Islami në një intervistë të zhvilluar me gazetarin Endri Xhafo në ABC News ndau opinionin e tij për reformën zgjedhore që duhet të përfundojë me një rezultat deri në datën 31 maj, sipas dakordësisë së palëve më herët.

Për sa i përket aktorëve politikë që marrin pjesë në tryezën e reformës zgjedhore, Islami tha se në atë tryezë nuk duhet të ishte bashkëkryetari i kësaj reforme Damian Gjiknuri.

Arsyet se përse nuk duhet të ishte përfshirë bashkërkyetari Gjiknuri në këtë reformë, Islami tha se ai ishte përfshirë në aktivitete të paligjshme që lidhen edhe me çështjet zgjedhore, e si i tillë nuk mund të ketë një tryezë dinjitoze dhe se nuk do të donte kurrë të ishte pjesë e saj.

“Jam adaptuar me këtë pozicion. Kënaqem me marrëzitë, mediokritetin, me injorancën me budallaqet e Ramës dhe të shokëve të tij kështuqë nuk më mungon madje jam i lumtur që nuk jam pjesë. Damiani ka qenë një hajdut i zakonshëm, që ka qenë hajdut edhe kur ka qenë me ministrat të tjerë, është evidentuar edhe në dy video si i tillë, dhe është personi që nuk duhet të ishte fare aty, është turp që është aty. PS nuk i kanë ngelur më askush, sepse hoqi profesorët solli kriminelët, pasi hoqi  kriminelët, vuri hajdutët. Damiani ka punuar në ministri. Po të pyesësh ministrat socialistë mund të thonë shumë gjëra, për vizat, për pasaportat, qoftë edhe për dy videot e fundit që kanë dalë, ka qenë djalë i ri por hajdut. Partia Demokratike është ulur në tryezë pa marrë parasysh se kush është në atë tryezë”, tha Islami.

Ndërsa për sa i përket përfundimit të kësaj reformë Islami u shpreh se në çdo sistem zgjedhor duhet të ketë vullnet politik nga palët për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme, e nëse kjo do të arrihej çdo sistem zgjedhor do të funksiononte më së miri.

Sipas Islamit, arsyeja e thellë e këtij përfundimi lidhet me mungesën e vullnetit politik për të zbatuar ndershmërisht kodin elektoral dhe manisë për të ndryshuar rezultatin zgjedhor më lloj marifetesh për interesa të pushtetit personal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!