Kohë pa futboll? Aspak problem për lojtarin e kombëtares, shpallët më i miri

schedule15:38 - 28 Maj, 2020

schedule 15:38 - 28 Maj, 2020

Këtë mesjavë rifilloi kampionati çek, aty ku aktivizohet Kristi Qose. Mesfushori defensiv la sllovakët e Ruzomberok në shkurt dhe u transferua te Karvina, që e mbylli 0-0 ndeshjen e djeshme jashtë fushe kundër Opava.

24-vjeçari i kombëtares shqiptare, luajti gjatë gjithë ndeshjes dhe shkëlqeu. Korçari dalloi nga lojtarët e tjerë dhe në fund u shpall më i miri i ndeshjes. Pezullimi i kampionatit ka ndikuar që Qose të pushojë, por jo të humbasë formën e tij të mirë.

Pesë ndeshje dhe një gol të shënuar, numëron lojtari shqiptar me Karvinën, që renditet në vend të katërt nga fundi në elitën e futbollit çek. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!