Gjermani, policia ndalon ish-Presidentin e Katalonjës Puigdemont

schedule14:35 - 25 Mars, 2018

schedule 14:35 - 25 Mars, 2018

Ish presidenti I Katalonjës, Carles Puigdemont është ndaluar nga policia e Gjermanisë menjëherë pasi ka hyrë në territorin e saj. Lideri separatist i rajonit autonom të Spanjës, i cili gjendej në Finlandë për një vizitë të shkurtër, po udhëtonte nga Danimarka në drejtim të Belgjikës. Sipas avokatit të Puigdemont, ndalimi lidhet me mandatin europian të arrestit të lëshuar nga autoritetet e drejtësisë së Spanjës. Alonso-Cuevillas njofton se ish presidenti I Katalonjës gjendet në një stacion policor të Gjermanisë. Ndërkohë, Puigdemont kërkohet nga drejtësia e Madridit pasi akuzohet për rebelim, kryengritje dhe shpërdorim fondesh publike. Të gjitha këto akuza janë ngritur për shkak të referendumit dhe shpalljes së pavarësisë së Katalonjës nga Spanja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!