Marash Kumbulla i ka bërë të gjithë për vete. Mbrojtësi shqiptar debutoi këtë sezon në Serie A me Hellas Verona. Edhe pse vetëm 20 vjeç, ai duket sikur ka vite që luan, lufton, fiton duele dhe frenon kundërshtarët.
Plot 11 klube të ndryshme po garojnë për shërbimet e tij, ndërsa Verona shpreson të përfitojë sa më shumë nga shitja e djaloshit nga Malësia e Madhe. Vlerësimin e fundit ia kanë dhënë tifozët e klubit italian.
Hellascalcio.it ka bërë një sondazh rreth lojtarëve më të mirë në historinë e Hellas Verona. Votat për Kumbullën kanë qenë të shumta dhe qendërmbrojtësi është pjesë e 20 më të mirëve. Jo keq kur mendon se kanë mjaftuar 18 ndeshje në elitën e futbollit italian për të qenë mes më të mirëve të një klubi 117-vjeçar. /abcnews.al