“Panik dhe ankth, jemi të tronditur”, shqetësim në klubin e Premier League

schedule11:17 - 28 Maj, 2020

schedule 11:17 - 28 Maj, 2020

Klubet e Premier League ranë dakord për fillimin e stërvitjeve me kontakt fizik, por te Bouremouth ka panik dhe frikë. Portieri Aaron Ramsdale ka rezultuar i infektuar me COVID-19 dhe trajneri i skuadrës s’e fsheh shqetësimin e tij në një prononcim për Daily Mail.

Eddie Howe ka frikë për djemtë e tjerë dhe po pret me ankth përgjigjet e testeve të radhës. Problemi është se Ramsdale doli negativ në testin e parë, ndërsa qëlloi pozitiv me koronavirus në testin e dytë.

E imagjinoj se ankthi është i pranishëm mes lojtarëve, ata ndihen në të njëjtën mënyrë si ndihem unë. Nuk kishim asnjë lojtar pozitiv në fazat e hershme dhe ndiheshim mirë. Por, sapo mbërriti ai një test pozitiv, mentaliteti i të gjithëve ndryshoi.

Papritmas të gjithë ndjehen të prekshëm, ky është një problem serioz. Jemi tronditur të gjithë. Tani jemi duke pritur për testet e ardhshme për të parë nëse dikush tjetër ka hyrë në kontakt me lojtarin“, deklaron trajneri i skuadrës së Premier League. /abcnews.al