Sherif Kallaku në verë pritet të largohet nga Teuta dhe me shumë gjasa do të nënshkruajë në Kroaci, ku lakohen si opsione Lokomotiva e Zagrebit dhe Osijeku.
Mesfushori po kalonte një formë të mirë para ndërpres së kampionatit dhe duket se do të vijojë njëlloj edhe në vazhdim. Ditën e djeshme, në një miqësore kundër Erzenit, ai shënoi një eurogol.
Kallaku ekzekutoi me mjeshtëri një goditje dënimi, që është filmuar nga shkallët e stadiumit “Niko Dovana”. Takimi përfundoi me rezultatin 4-0. Dy golat e parë i shënoi Hebaj, për t’i lënë radhë perlës së mesfushorit dhe golit të Kapllani në pjesën e dytë. / abcnews.al