Abazi: Unë do të protestoj me qytetarët nëse shembet rendi demokratik, kushtetues në vend!

schedule21:33 - 27 Maj, 2020

schedule 21:33 - 27 Maj, 2020

Zv.kryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, thotë për emisionin Ballkan se në Kosovë do të ketë protesta nëse dikush synon të shembë rendin demokratik dhe kushtetues.
“Shpirti protestues e mbrojtës i Kushtetutës këtu daton me dekada.

Kini parasysh që në 1989, kur Serbia tentonte të suprimonte Kushtetutën e 1974, qytetarët e Kosovës kanë dalë në mbrojtje, minatorët janë hedhur në grevë në thellësi e horizonte të thella të minierave, kështu që besoj që nuk duhet të befasohemi që nëse dikush tenton ta shembë rendin kushtetues në Kosovë, e ta shembë Republikën e rendin dmeokratik, që mund të kemi edhe protesta nga qytetarët.

Gjithsesi, ne si qeveri Kurti, dhe unë si qeveritar, si zv.kryeministër, kërkoj që të mbahet me kujdes rendi kushtetues e demokratik në vend sepse nuk na duhet në asnjë formë që ti sprovojmë qytetarët për vullnetin e tyre, të cilin ata e kanë shprehur më 6 tetor, duke votuar në mënyrë masovike për një program dhe një axhendë ndryshe nga ajo që është zbatuar në Kosovë për 20 vitet e fundit.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!