Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes më të rëndësishme të ditës së sotme në Bundesliga, mes Leipzig dhe Hertha Berlin. Fraksioni i parë i lojës, u mbyll i barabartë me rezultatin 1-1. Të dyja skuadrat kishin shanse të shumta për të shënuar më shumë se një gol.
Ishin miqtë nga Berlini ata që shënuan të parët, që në minutën e nëntë të sfidës. Mesfushori Grujic ishte i ndodhur në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, duke zhbllokuar shifrat gjatë zhvillimeve të një goditje këndi.
LEXO EDHE: VIDEO/ Shokohet Leipzig që në start, Hertha Berlin në super formë
Gjithsesi, Leipzig arriti të zgjohet dhe të reagojë, duke shënuar me anë të Klostermann në minutën e 24-ët. Sulmuesi anësor Nkunku krosoi bukur dhe mbrojtësi i vendasve, gjeti rrjetën me një gjuajte me kokë. Sfidë e hapur në Lajpcig dhe golat, pritet të jenë edhe më të shumtë në pjesën e dytë./abcnews.al
ÉGALISATION, SUR LA TÊTE DE KLOSTERMANN ! #RBLBSC
— Le Football en VOD V (@LeFootballenVO5) May 27, 2020
Bundesliga, java 28
Leipzig – Hertha Berlin 1-1
Klostermann 24’ / Grujic 9’