VIDEO/ Shokohet Leipzig që në start, Hertha Berlin në super formë

schedule18:39 - 27 Maj, 2020

schedule 18:39 - 27 Maj, 2020

Zhbllokohet sfida Leipzig-Hertha Berlin në minutën e nëntë dhe janë miqtë nga kryeqyteti që kanë kaluar në avantazh. Marko Grujic shfrytëzoi një goditje këndi dhe dërgoi topin në rrjetë.

Goli i katërt në kampionat për mesfushorin, teksa Hertha Berlin vijon formën e mirë që ka pas rifillimit të Bundesligës (ka fituar 3-0 dhe 4-0 dy ndeshjet e para).

Leipzig nuk hasi vështirësi në fundjavë, fitoi 0-5 në fushën e Mainz, po ndeshja ndaj Herthas ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme. /abcnews.al